
Me një sërë specializimesh në fushën e të drejtës ndërkombëtare penale
dhe të të drejtave të njeriut, si dhe mbrojtës i një sërë çështjesh të
njohura në gjykatat ndërkombëtare, avokati anglez Karim Kan është
kontraktuar nga PDIU edhe për mbrojtjen e çështjes çame.
Pasi zyra e drejtuar prej tij ka kryer prej dy vjetesh ate qe quhet studimi i fizibilitetit te kesaj ceshtjeje, Karim Kan qe ndodhet ne Shqiperi keto dite, tregon per Top Channel se kush jane mundesite e ngritjes se çeshtjes çame
“Profesioni i avokatit eshte edhe ajo e vokacionit, keshtu qe ne kete rast jam edhe zeri i atyre qe u eshte mohuar e drejta per nje kohe te gjate dhe jane shtypur per nje kohe te gjate. Puna ime ne kete rast eshte qe te bashkojme fuqite qe drejtesia te vendoset ne vend. Ne do t’u japim ze personave te mbijetuar, atyre me te vjeterve, ajo qe ne do te bejme eshte te ruajme deshmite e tyre, deshmite per dhunimin masiv te tyre ne menyre te prekim ndergjegjen nderkombetare”, thotë Kan.
Avokati thote se jane disa raste ne bote qe ai vete i ka mbrojtur ne gjykatat nderkombetare, duke sjelle shembullin e Kamboxhias, qe pavaresisht konteksit te ndryshem historik dhe politik shton ai, kane te perbashket, shkeljen e te drejtave te njeriut. Kjo do te jete baza ligjore mbi te cilen ai thote se do te mbroje ceshtjen came, duke u mbeshtetur mbi parimin se asnje nuk eshte mbi ligjin. Pavaresisht se ai pohon se ne rastin e çeshtjes çame ka nje dimension politik mes dy shteteve Shqiperise dhe Greqise,duke iu shmangur nje pergjigjeje se cilat jane shanset e vendimmarrjes nderkombetare per kete ceshtje, Kan thote se dy jane mudesite: “Une nuk dua te jap perqindje per shanset qe ka kjo ceshtje, por ka dy mundesi: ose Greqia do te beje gjene e duhur megjithese e vonuar, qe te lejoje drejtesine te vere ne vend ate qe ndodhi, se pse pershembull te pengohen camet qe te vizitojne varret e paraardhesve te tyre?? Ky eshte diskriminim dhe diskriminimi nuk ka vend ne boten e sotme, dhe ne do te insistojme tek kjo. Cdo gjykate e pavarur dhe e drejte do ta denoje kete. Pra ose Greqia te beje gjene e duhur dhe te pranoje nje marreveshje ose takohemi ne gjykate. Keto jane dy mundesite”.
Karim Kan eshte i njohur ne Ballkan pasi ka mbrojtur ish-shefin e Forcave te Armatosura te Bosnjes ne luften e ish-Jugosllavise, per shqiptaret ai eshtë i njohur si keshilltar mbrojtes ne rastin Limaj.
Top Channel