Dy gra pakistaneze përfituan nga e drejta që i jep ligji britanik për martesë e çifteve të së njëjtës gjini, për të vënë kurorë midis tyre këtë të hënë.
Zonjat Kausar dhe Kamar, në intervistën e dhënë pas martesës, treguan se kishin vendosur të hidhnin hapin final për kurorëzimin e dashurisë së tyre, ndonëse kishin marrë kërcënime vdekje në Lahore dhe Mirnour, qytetet pakistaneze nga të cilat ato vijnë.
Gratë aplikuan menjëherë pas martesës për strehim politik, me argumentin se rikthimi i tyre në Pakistan do të kërcënonte jetën e tyre.
Ato u njohën gjatë studimeve që secila prej tyre po realizonte në Birmingam.
Në besimin islam, ashtu si në besimet e tjera tradicionale, si katolicizmi, ortodoksia apo judaizmi, martesat e të njëjtës gjini janë rreptësisht të ndaluara.
Megjithatë, dy gratë, edhe pse e konsiderojnë veten si “besimtare”, thanë për “The Sun” se “ajo që bëjnë me jetën e tyre, nuk është punë e askujt”.
Top Channel