Historia dhe realiteti kanë shkuar në kahe të kundërta për Labërine. Historinë, kjo zonë e ruan me egoizem si një vlere thelbësore mbi të cilat janë vendosur themelet e saj, por nga krahu tjeter Laberia sot është një zonë thuajse e braktisur sa i takon infrastruktures rrugore.
Kthehemi e rikthehemi në Labëri, por asgjë nuk ndryshon veç banorëve që tashmë po perpiqen ta hapin vetë rrugen e tyre.
Babica, Kanina mbeten diku tej e me pas Qishebardha … Kthesat e Peshkëpisë, Selenices e fshtrave të Vllahines shkojnë në krah mes gjelbërimit të hazdisur.
Rrugetimi le pas Vodicen, hyrjen e Mavroves, Petin dhe Lapardhane. Ndersa para mes pluhurit dhe rruges se rrjepur nga asfalti dallohet Kota.
Duket si i perhumbur fshati ku gjurmet e historise dallohen kudo e mes tyre edhe nje lapidar i luftes se harruar te 1920, kohe kur labet hodhen ne det pushtuesit italiane.
Eshte afer dhe larg Vlores ky fshat, afer ne km e larg sepse fshihet pas nje aksi te mbytur nga gropat ku duket sikur automjetet do te humbin nga çasti ne çast.
« Kam 45 vjet që punoj taksist në këto anë dhe rruga vetëm është përkeqësuar. Në këto kushte, më mirë të kishin lënë kalldrëmin e italianëve të vitit 1914, do të kalonim më lehtë ashtu », thotë një banor i Kotës.
Ne rrugen e Sevasterit punohet, edhe pse per te ardhur deri ketu duhet te kalosh ne nje aks qe nuk dihet se kur ka marre investimin e fundit.
Pjesa tjeter vazhdon njelloj… Gumenica, Mazhari e tabela mikroskopike qe tregon drejtimin per ne fshatrat pas Velces. Edhe drejt tyre rruga duket e pervuajtur. Ne krahun kryesor fshatrat pasojne njeri-tjetrin per te shkuar drejt Gjormit.
Pas me shume se 2 oresh e gjysem, kur kemi pershkuar veç gjysmen e rruges se lumit te Vlores jemi ne Lepenice ne fshatin e heroit Ahmet Lepenica.
« Qeveritë shkojnë e vijnë, por kjo gjendje ka 20 vjet që mbetet e tillë, asnjë nuk ndryshon dhe gjithçka mnbetet shumë keq », thonë në Lepenicë.
Busti i Baba Ahmet Vlores shenjon hyrjen e Bratajt. Anesh mbetet Tërbaçi, ndersa mes livadheve dallohen memorialet e themelimit te Brigades se Peste Sulmuese.
Rruga qe i perngjan hera heres nje shtegu te hershem ledhon ne kryqezimin per Mesaplik dhe me pas ne Bolene.
Ashtu siç mbetet pas edhe fshati i Sali Vranishtit i fshehur diku tej. Per tabela orientuese nuk behet fjale. Ato duken objekt per kerkime arkeologesh ashtu si edhe vete rruga.
Shtepite e heshtura, shkolla e shkretuar e njerezit e pakte shkrihen mes rrugicave te Kallaratit. Asnjeri nuk është kujtuar deri më sot, asnjëherë s’është kujtuar kush.
Vetem pak kilometra me makinen qe shkundet ne rruge si nje varke tokësore dhe hyjme ne Kuç, ne fshatin e prijesit Zenel Gjoleka qe duket sikur kerkon te shikoje tejmi pertej izolimit qe po i merr frymen kesaj zone.
Eshte e veshtire te flasesh per historine e ketij fshati , ndoshta sepse ajo ketu nuk ka fund kurre e eshte e lidhur fort me rrenjet e identitetin shqiptar.
Banoret jane perpjekur te investojne ne Kuç, por megjithate ato duken po aq te mbytura nga mungesa e vemendjes qe e ka lene kete fshat shume larg Vlores nga njeri krah e bregdetit nga krahu tjeter.
Te gjendur perballe braktisjes se plote, banore e biznese te zones ju futen vete punes per hapjen e nje rruge qe t’i lidhe me Pilurin e me pas me Himaren.
Duke shfrytezuar donacione e mbeshtetje te ndryshme ata kanë mundur te hapin nje aks qe shkurton me te pakten 11 kilometra daljen per ne bregdet jo vetem ne Pilur-Himare por me tej edhe ne Qeparo.
Kjo rruge le menjane shtegun egzistues qe kalon permes Fterrajt e Corrajt e qe del ne Borsh. Megjithate, ajo pret tashme investimin e vertete shteteror te munguar ketu qe prej s’dihet se kur.
Pas rreth 6 oresh ne nje udhetim qe duket i pafundem permes Laberise ne horizont duket bregdeti.
Fshatrat e lumit te Vlores mbeten pas, ashtu si rreth 50 mije banoret e tyre qe ende presin, qe ende shpresojne asgje me shume sesa nje rruge, vetem nje rruge qe deri me sot ka marre vetem premtime e asgje me shume.
Top Channel