
Balli Kombëtar në Qarkun e Vlorës do të kandidojë Përparim Shametin,
ish-kreun e PBDKD-së, duke synuar bashkimin e votave rreth kësaj partie.
Sipas një njoftimi për shtyp, Përparim Shameti, ish-kryetar i Partisë Balli Kombëtar Demokrat për Vlorën dhe ish-kryetar i Komunës së Sevasterit, u prezantua nga kreu i PBDK-së, Adriatik Alimadhi.
“Dua të falënderoj në këtë prezantim, afrimin, mundin bashkëpunim dhe sinqeritetin e degës së Ballit Kombëtar dega Vlorë, e cila bëri të mundur bashkimin e Ballit Kombëtar, por sinqerisht dua të falënderoj kandidatin tonë, ish-kryetarin e Ballit Kombëtar Demokrat, z. Përparim Shameti, por njëkohësisht e falënderoj që u tërhoq la postin e tij të kryetarit të Komunës së Sevasterit dhe e vë potencialin e tij intelektual njerëzor dhe gjithçka ai ka në dispozicion të Ballit Kombëtar dhe unë do t’i uroj sinqerisht fitore në Vlorë”, tha Alimadhi, bën të ditur “Shqip”.
“Koha na dha të drejtë”. Ky slogan do të udhëheqë kandidatët e Partisë Balli Kombëtar në të gjithë Shqipërinë për t’iu zotuar shqiptarëve se qëllimi është Shqipëria e përparuar, e begatuar, e lartësuar, me historinë e të vërtetave, me ish të përndjekur të dëmshpërblyer, me ish-pronarë zot të pronës së tyre, me përparim, dije, ekonomi të suksesshme. Boshti i kësaj fushate do të jetë bashkimi kombëtar.
Top Channel