Pas vitesh të tëra pozimi në perfeksion, në foto të ndryshme për gjigantët e të brendshmeve të femrave, “Victoria’s Secret”, duket disi ironike, fakti që Miranda Kerr zbulon aksidentalisht gjoksin e saj, kur ishte duke bërë foto për një markë “make-up”-i.
Modelja 30-vjeçare ndoshta kishte vendosur, pa u menduar gjatë, të
shkonte pa recipeta në mjedisin, ku do të shkrepeshin fotot në Miami, ku
frynte erë.
Nënë e një fëmije, Miranda kishte veshur një bluze të zezë pa shpatulla, për setin e fotove, por një “shpërthim” momental i erës bëri që gjoksi t’i zbulohej para gjithë të pranishmëve.
Edhe pse një ndihmës i saj vrapoi për ta mbuluar yllin australian, Mirandës iu desh pak kohë të rifitonte modestinë e saj në xhirimet “e stuhishme”, për Kora Cosmetics. Miranda, e cila është e martuar me Orlando Bloom, i njohur si manjak femrash në Hollywood, shfaqi këmbët e saj të tonifikuara dhe trupin e hollë në setin fotografik.
Duke folur në lodhje me idenë brilante të saj, Miranda tha: “Kora Organics është reflektim i pasionit tim për të jetuar sipas një mënyre të shëndetshme, të ekuilibruar, të cilën do të doja ta ndaja me të tjerët”.
Top Channel