Parlamenti i Venezuelës aprovoi të mërkurën planet për importimin e 39 milionë kolive të letrës higjenike, në një përpjekje për të lehtësuar mungesën kronike të vërejtur në vend.
Ligjvënësit votuan pro aprovimit të një kredie prej 79 milionë dollarësh, propozuar nga ana e Ministrisë së Tregëtisë, e cila do të përdoret për të importuar produkte bazë të higjenës personale, si letër higjenike, kolinoz dhe sapun.
Aktualisht, këto produkte mungojnë në masë në dyqanet venezueliane.
Venezuela është një prej vendeve më të pasura me rezerva nafte dhe njëkohësisht eksporti i katërt i hidrokarbureve në botë, por kontrolli i ashpër i monedhës ka kufizuar mundësinë e tregëtarëve për të paguar për mallra importi.
Presidenti i vendit, Nicolas Maduro, i cili fitoi zgjedhjet me një shumicë të lehtë në muajin prill, këmbëngul se mungesat periodike të vendit të mallrave bazike janë rezultat i një komploti dhe një fushate kundër ekonomisë së vendit, e ndërmarrë nga opozita dhe grupimet e të pasurve në vend, të lidhur me armiqtë “imperialistë” të Venezuelës.
Maduro është betuar që do të respektojë trashëgiminë e paraardhësit të tij, Hugo Chavezit, programi i të cilit për realizimin e socializmit në shekullin XXI përfshinte shtetëzime të gjera e një reformë të thellë shoqërore.
Në gjendje e sotme, sipas vlerësimeve të ekspertëve të tregut, Venezuela mbulon vetëm 25% të nevojës së saj për letër higjenike dhe më pak se 40% për produkte të tjera thelbësore që lidhen me higjenën personale.
Një shtet i Amerikës Latine, Venezuela është shtëpi e 30 milionë banorëve.
Top Channel