Në Gjirokastër janë me dhjetëra objekte kulti të ndërtuara gjatë
mesjetës së vonë sipas një stili krejt origjinal që po shkojnë drejt
degradimit. Kishat monumente kulture të kategorisë së parë gjenden të
braktisura.
Një prej monumenteve më të rrallë të kultit kisha e Manastirit të Spilesë e ndërtuar në faqen e malit të Lunxhërisë mbi qytetin antik të Antigonesë është duke rrëzuar afreskët. Ky objekt kulti daton në vitin 1634. Naosi i gdhendur në formë kryqi është pikturuar nga piktor Mihali në kohën e peshkopit, zotit Kalist.
Brenda shpellave karstike ku dikur kanë banuar eremitët sot strehohen bagëti. Manastiri i Spilesë sot është kthyer në stallë dhe as Drejtoria e Monumenteve të Kulturës dhe Kisha Ortodokse nuk po marrin pergjegjësi
Top Channel