Caji i kamomilit lufton kancerin

22/05/2013 13:15

Një filxhan çaj kamomili në ditë ndihmon në parandalimin e kancerit.

Sipas një studimi të fundit, çaji i kamomilit përmban një përbërës të quajtur apigjenin, që largon disa nga “superfuqitë” e qelizave kancerogjene.

Shkencëtarët e Universitetit të Ohajos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dolën në përfundimin se ky përbërës dobëson sidomos qelizat kancerogjene që shkaktojnë kancerin e gjirit.

Profesori Andrea Doseff shprehet: “Përfundimi i studimit tonë mund të ketë vlerë të madhe në parandalimin e kancerit.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA