83-vjeçari që merret me “body building”
22/05/2013 13:45
Një 83-vjeçari i falet që të kalojë kohën i ulur në kolltuk duke mos bërë asgjë, por Ray Moon nuk është një i moshuar i zakonshëm.
Ditën e hënë, në Melburn të Australisë, zoti Moon ishte mes djemve të rinj duke treguar muskujt e tij në një konkurs “body building”.
Edhe pse nuk fitoi, 83-vjeçari mori një certifikatë që e konfirmon si pjesëmarrësin më të vjetër në një konkurs të tillë.
Kjo arritje e tij është edhe më e jashtëzakonshme po të merret parasysh se para disa vitesh ka fituar betejën me kancerin, ka kaluar poliomelitin dhe ka bërë një operacion në zemër gjatë të cilit është shpallur klinikisht i vdekur para se të merrte veten në mënyrë të habitshme.
Top Channel