Arsyeja përse pinguinët nuk mund të fluturojnë tashmë nuk është më një mister, zbuluan shkencëtarët, pas një bashkëpunimi kanadezo-britanik.
Pinguinët kanë qenë prej kohësh objekt vëmendje nga ana e komunitetit shkencor, duke qenë se janë të vetmit shpendë që nuk arrijnë dot të fluturojnë.
Megjithatë, arsyeja është e thjeshtë, pinguinët janë të specializuar në notim dhe asnjë gjallesë nuk është në gjendje që edhe të fluturojë edhe në notojë njëkohësisht.
Kërkuesit kanadezë vëzhguan imtësisht sjelljen e disa specieve të ndodhura në Antarktidë dhe u përqendruan kryesisht tek krahët e vegjël të pinguinëve.
Ndërsa në tokë ata duken të padobishëm, brenda ujit, pendët i japin pinguinit një zhdërvjelltësi efikasitet lëvizje të admirueshëm.
Megjithatë, krahët besohet se mijëra vjet më parë i bënin pinguinët të ishin ndër zogjtë më të mirë në fluturim, por për shkak të evolucionit, u shndërruan në pendë, duke kushtëzuar specien në një jetë pranë detit, mes ecjes dhe notit.
Arsyeja përse duhet të ndodhte ky evolim, sipas shkencëtarëve lidhet me vetë trupin e pinguinëve.
Si zogj, për shkak të strukturës dhe madhësisë së tyre, ata duhet të shpenzonin 31 herë më shumë energji se sa zogjtë e tjerë për të mbijetuar, diçka që i detyronte të konsumonin shumë ushqim, duke i bërë të pakonkurrueshëm në jetën e egër, sidomos në kushtet e reduktimit gradual të ushqimit.
Për këtë arsye, u zhvillua kjo aftësi që sipas shkencëtarëve, përbën një prej evolucioneve më të jashtëzakonshme në histori. “Si shumë njerëz, edhe unë kam pyetur veten përse pinguinët humbën aftësinë për të fluturuar”, deklaroi John Spekman, profesor i Universitetit të Aberdinit.
”Megjithatë, modeli ynë biomekanik i ndërtuar, i cili simulon këtë evolucion të ndodhur të species, është në gjendje të shpjegojë dyshimet tona. Përshembull, pinguinët “Perandorë” ecin për 60-70 kilometra me ditë, duke u bërë pre e lehtë për gjitarët që i rrethojnë. Nëpërmjet fluturimit, ata do të përshkronin këtë distancë për vetëm disa orë, por nëse kjo do të ndodhte, sasia e ushqimit që duhet të konsumonin do të ishte aq e madhe, sa me shumë pak gjasa do të mund të sigurohej, duke çuar në zhdukjen e species”.
Top Channel