Motoçiklistët norvegjezë në Tiranë

20/05/2013 17:35

Që nga kohe e shpikjes, në të largëtin vit 1885, motorçikleta është cilësuar si mjeti i adrenalinës.

Shpikesit gjermanë, Gottlied Daimle dhe Ëilhelm Maybach as qe do ta mendonin se 128 vjet më pas motorri do te kishte kaq popullaritet edhe sot e kesaj dite.

Per motoçiklistet, ndienja e lirisem, pa dyshim qe provohet me se miri mbi dy rrota, duke dhuruar jo vetem kenaqesi, por dhe nje jete endacake.

Edhe pse tipet e motorreve jane  te shumta, asnje motorr nuk ka arritur ne deri ne kufirin e  mitizimit si “Harley Davison”.

Marka Legjendare, eshte e preferuara e 40 turisteve norvegjezë qe vizituan Shqiperine gjate ketyre kater diteve, te ftuar nga motoçiklistet shqiptarë.

E perbashketa e grupit, padyshim qe eshte deshira per te ngare nje “Harley” dhe per provuar adrenalinen.

“Na erdhi një ftesë nga miqtë tanë që na kërkuan të vinim këtu në Tiranë për herë të parë. Grupi ynë ka shumë vite i formuar dhe kemi klubet tona të organizimit. Jemi të organizuar dhe kujdesemi shumë për njëri-tjetrin. Në fillim nuk e kisha idenë e Shqipërisë, asaj që më priste, por vizita ishte pozitive dhe njerëzit e këndshëm, ndaj do të kthehemi sërisht këtu”, tha Arild Kleppe, një prej motoçiklistëve norvegjezë.

Pasioni per motorin nuk ka mbetur thjeshte nje takim mes miqsh. Në Norvegji, grupi i motoçiklisteve ka nje shoqate të quajtur “Molde Norëay – Snorre MC”, anetaret e te ciles kane mbi 25 vjet qe “fiksimin” per motorin e kanë kthyer në një mënyre jetese. Me të rinjte janë shtuar grupit vonë, ndersa veteranët qe nga viti 1988.

“Ne erdhem ketu per te vizituar miqte tane nga “Steelëings” dhe miqte tane qe jetojne ketu. Grupi im nga Norvegjia eshte themeluar ne vitin 1988 dhe ka 8 veterane qe ngasim “Harley Daëidson” prej shume kohesh, duke udhetuar bashke dhe duke vizituar njerez nga e gjithe bota me grupe te tjere te botes. Ështe vertet nje grup i mire dhe kete gje e bejne kryesisht te gjitha grupet ne Norvegji”, tha Rune Nedrebo, një tjetër prej vizitorëve norvegjezë në Tiranë.

E veçanta e tyre eshte se gjate udhetimeve me motor ata levizin si nje familje ne kuptimin e pare te fjales.

Anetaret e shoqates, kane vite qe udhetimet i bejne me bashkeshortet.

Sigurisht qe ne Tirane, “vikinget” nuk do te humbisnin kohe per te pire birra ne oret e vona dhe per te festuar.

Bisedat e shoqeruara me nje gotë alkool, nuk mund te mungonin kur flasim per pasagjeret e “Harley Davidson”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA