SHBA, synon “Powerball”? Më e sigurt rrufeja!

18/05/2013 04:00

Jackpot-i i llotarisë ndërshtetërore “Powerball”, në Shtetet e Bashkuara, ka shkuar në vlerën e 600 milionë dollarëve, me një vlerë “cash” prej 376,9 milionë, sipas Shoqatës së Llotarisë Ndërshtetërore (MSLA).

Jackpot-i shënon kështu vlerën e dytë më të lartë, në historinë e llotarive amerikane, pasi askush nuk ka gjetur numrat fitues të mbrëmjes së të mërkurës.

Jackpot-i i ditës së mërkurë i llotarisë ndërshtetërore ishte 360 milionë dollarë, ndërsa numrat fitues ishin 2, 11, 26, 34 dhe 31, kurse numri me fat (Powerball) ishte 32.

Tashmë jackpot-i i së shtunës do të jetë më i madhi në historinë e “Powerball”, duke kaluar atë prej 587,6 milionë dollarë, i cili u nda mes fituesve nga Arizona dhe Missouri, në nëntor.

Jackpot-i më i madh në historinë e llotarive në SHBA ka qenë ai prej 656 milionë dollarësh në lojën “Mega Millions”, në mars të vitit 2012. Ai u nda mes 3 biletave të shitura në Illinois, Kansas dhe Maryland.

Kjo shifër do të zvogëlohet, nëse askush nuk fiton Jackpot-in e “Powerball” ditën e shtunë. Nëse kjo ndodh, atëherë jackpot-i do të jetë rreth 925 milionë dollarë për shortin e të mërkurës, sipas Kelly Cripe, zëdhënëse e Llotarisë së Teksasit, që është pjesë e llotarive ndërshtetërore.

Loja “Powerball” luhet në 43 shtete, Distriktin e Kolumbias dhe Ishujt Virgjinë të Amerikës. Një biletë e vetme kushton 2 dollarë dhe shanset për të fituar jackpot-in janë 1 në 175,223,510.

Dhe, nëse kjo është paksa e kushtueshme për ju, një biletë e “Mega Millions” kushton vetëm 1 dollar, por jackpot-i i së premtes në këtë llotari do të jetë të paktën 190 milionë dollarë, ndërsa shanset për ta fituar janë pothuajse të barabarta: 1 në 175,711,536.

“Mega Millions” luhet në 42 shtete, Distriktin e Kolumbias dhe Ishujt Virgjinë të Amerikës. Jackpot-et në të dyja këto lojëra janë të bazuara në pagesat me këste përmbi 30 vjet. Lojtarët mund të zgjedhin edhe një pagesë “cash”, e cila është më e ulët se shuma e fituar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA