Dështimin me projektin e teknologjisë në zgjedhje e konfirmon tashmë zyrtarisht edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Ne raportin e miratuar nga institucioni me i larte i zgjedhjeve ne orët e vona të mbledhjes se të premtes, pohohet se numerimi elektronik ne qarkun e Fierit paraqiti problematike tejet serioze.

KQZ në testin e realizuar mbërrin në këto katër konkluzione:

-Sistemi nuk dallonte në pjesën e kuadratit të bardhë në të djathtë të partisë ku vendosej shenjimi nëse ishte shenjë apo shkrim. Në këtë mënyrë votuesi mund të vendos cdo shenjim në kuadratin e bardhë dhe sistemi e konsideron të vlefshëm.

-Prova nuk filloi me gjenerimin e “raportit zero” i cili duhet të garantojë që paraprakisht në sistem nuk ka informacion të mbetur (detyrim i përcaktuar në aneksin II, pika 1.9 të kontratës).

-Skanimi i dy fletëve përnjëherë dhe që skaneri nuk ndalonte automatikisht .Ishte një proces i cili nuk garanton saktësi 100%.

-Procesimi i fleteve filloi ne oren 10:18 dhe mbaroi ne oren 17:58 (Raporti Indra) nisur nga praktika e deritanishme, per nje volum të tillë të numërimit të fletëve të votimit ngritja e 5 grupeve të numerimit do të kishte nxjerrë rezultat më të shpejtë.

Me keto konkluzione, ku spikat ajo se skaneri merr dy flete votimi pernjehere, si dhe nje kohe tejet e gjate e provuar gjate testimit ku per 6 mije flete u deshen plot 8 ore, ndersa Fieri numeron si qarku i dyte me i madh ne vend plot 300 mije zgjedhës, minohen dy synimet e risise teknologjike, numerimi i sakte dhe kohe me e shkurter.

Keto verejtje qe i jane nisur zyrtarisht kompanise INDRA, per nje tjeter prove qe eshte edhe gjenerale, e cila pritet te zhvillohet ne fund te muajit maj, por qe gjasat jane tejet te pakta per ta bere eficente, pohon nen ze edhe administrata e KQZ-së.

Perpos numerimit elektronik, ne Fier, me sukses nuk ka rezultuar as prova e fshehte e identifikimit te zgjedhesve ne Tirane. Por KQZ thote se testi zyrtar per Tiranen, per identifikimin dhe regjistrimin e zgjedhësve, do te behet javen e pare te qershorit.

Dy projektet e teknologjise tashme nuk mbeshteten as dy forcat politike me te medha ne vend, pasi u nuk garanton siguri. Ndërkaq deshtimi i risive teknologjike u kushton shqiptareve. Me nje vlere, rreth 1.4  milion euro projekti i Fierit dhe 2.9 milion euro projekti i Tiranes, ne total 4.3 milionë euro do paguajne shqiptaret per ate u propagandua si risi ne zgjedhje dhe qe institucionet shqiptare iu provuan se nuk jane ende gati.

Top Channel