Performancat e saj prej disa javësh janë pjesë e rubrikës së lajmeve më të mira në Pasdite në Top Channel. Elhaida Dani surpizon sërish. Interpretimi i saj mbrëmjen e djeshme në “The Voice of Italy” rrëmbeu zemrat jo vetëm të jurisë, por edhe të publikut Italian. Votat e tyre ishin në favor të këngëtares 19-vjeçare për të kaluar e para në sfidën gjysmëfinale. Suksese Elhaida!

Gjithnjë e më shumë rritet numri i të rinjve që nuk preferojnë të lexojnë libra. Megjithatë ka ende fanatikë që nuk i ndahen atyre. Ganimete Muça, studente e Gjuhës dhe Letërsisë në Fakultetin Histori-Filologji, nuk e braktis kurrë librin. Në një panair zhvilluar së fundmi në fakultetin e saj, ajo tregon se nuk ka dalë shumë këtë muaj për të kursyer lekët për librat e saj të preferuar.

Futbollisti me origjinë shqiptare, Adnan Januzaj, është shpallur lojtari më i mirë i vitit për të rinjtë e Manchester United. 18-vjeçari është vlerësuar edhe nga Sir Alex Ferguson që e konsideron si pjesë të rëndësishme në të ardhmen e “Djajve të Kuq”. Futbollisti që mban pasaportën belge pritet që shumë shpejt të kalojë në ekipin e parë të kampionëve anglezë.

Emri i grupit ndoshta nuk është i gjetur, por ideja sigurisht që po. Grupi SPPRAK, ose ndryshe njerëzit e veçantë që kryejnë akte të rastësishme të mirësisë, është një mënyrë për të marrë nxënësit, mëusesit dhe personelin e shkollës për të treguar më shumë dashamirësi me njëri-tjetrin. Nisma për të ndihmuar në ndryshimin e kulturës nisi në një shkollë në distriktin e Idianës në SHBA. Nxënësit iu bënë thirrje të gjithëve që të shkruajnë në letra shumëngjyrëshe aktet e mirësisë ndaj tyre ose ndaj të tjerëve. Aty mund të gjenden fjali të ndryshme si “Xhoni mbajti derën për mua”, “Kalisha më ndihmoi gjatë kohës që isha sëmurë” etj. Tashmë muret e shkollave janë mbushur me letra shumëngjyrëshe falenderimesh.

Të shpëtosh një jetë ndonjëherë do të thotë thjesht të marrësh një të panjohur në telefon. E tillë është historia e Tomas Buck, i cili u shpëtua nga një e huaj më shumë se një mijë milje larg. 84-vjeçari, në përpjekje për t’i lënë një mesazh kunatës së tij ku i kërkonte ndihmë, ngatërron numrin dhe i dërgon thirrjen dikujt tjëtër. Ajo ishte një bankiere 27-vjeçare e cila duke kërkuar në Google adresën e atij numri, telefonon policinë dhe i thotë se një person të cilin ajo nuk e njeh kërkon ndihmë. Në këtë mënyrë ajo shpëtoi jetën e një të panjohuri!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA