
Nenkryetarja e Partise Demokratike Jozefina Topalli tha përpara
mbështetësve në Koplik të qarkut të Shkodrës se qeverisja e mazhorancës i
shtoi buxhetit të shtetit 9 miliardë dollarë.
Duke kerkuar voten ne 23 qershor per ate qe ajo e quan alternativa e punesimit, Topalli u shpreh se do te jete ky qark qe do te beje diferencen e rezultatit.
“Përgjegjësine e fitores e mbani ju, rezultatin spektakolar e jepni ju. Ju do të bëni diferencën më të madhe që ndonjëherë që Malësia e Madhe dhe qarku i Shkodrës kanë bërë në fitoren e Partisë Demokratike”, tha Topalli.
Majko: Tek 5-sa fillon festa
Kryesuesi i listës së socialisteve për Tiranën Pandeli Majko ne nje organizim me te rinjte e njesise 5, të cilen e ka pagezuar dikur si ‘hambari i votave te socialiste’, shpalosi parrullen e ketyre zgjedhjeve per kete njesi
“Tek 5-a fillon shpresa, tek 5-a lidhet besa, tek 5-a fillon fshesa”, tha Majko.
Perkrah te birit, nga i cili nisi apelin per te rinjte per te votuar Partine Socialiste, Majko tha se 23 qershori po flet qarte per fitoren e selise roze.
“Fitorja e zgjedhjeve në njësinë 5 në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë do të flasë për PS-në”, tha Majko.
Topi: Suprizë në Durrës
Kryetari i Frymes se Re Demokratike deklaroi se Durresi do kete rezultat surprize per kete force politike, qe ne krye te listes per qark tha ai ka vendosur qytetarin model Gazmend Oketa.
Duke iu bere thirrje qytetareve te votojne masivisht per rotacionin, Bamir Topi tha se do te jete ne Qeveri pas 23 qershorit.
“Duke qenë i bindur që kjo forcë politike, në qarkun e Durrësit do të prezantohet në mënyrë shumë dinjitoze për të patur minimalisht dy deputetë në qarkun e Durrësit, do t’i shtohet atij ekipi që nesër në Parlament do të jetë mjaft i rëndësishëm për vendimmarrjet parlamentare dhe në qeveri”, tha Topi.
Mediu: Një fushatë qytetare
Ne Devoll kryetari i republikaneve Fatmir Mediu vuri theksin tek zhvillimi i nje fushate qytetare, ku nuk do te respektohet vetem bashkepunimi me aleatet e koalicionit, por edhe fushata e kundërshtarëve politike.
“Nëpërmjet mundësisë tuaj, pronës tuaj keni shansin për të zhvilluar ekonominë tuaj personale, familjare dhe kombëtare”, tha Mediu.
Top Channel