Ronaldinho: Objektivi im është Botërori

16/05/2013 00:00

Luiz Felipe Scolari nuk ka grumbulluar për Kupën e Konfederatave Ronaldinhon, por një nga talentet më të mëdha që ka nxjerrë Brazili në dekadat e fundit ka ende besim se mund t’i ndryshojë mendjen teknikut për ta marrë në Kupën e Botës 2014.

“Doja shumë të isha në Kupën e Konfederatave, por nuk ishte e thënë. Kjo më motivon edhe më shumë për të luajtur sa më mirë në të ardhmen dhe të grumbullohem për botëror”, theksoi mesfushori i cili po kalon një formë të mirë tek Atletico Mineiro.

“Ka ende shumë kohë deri në Kupën e Botës dhe ky është objektivi im. Dua të gëzoj të gjithë brazilianët”, shtoi ish-ylli i Barcelonës.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta