Milan blen mesfushorin Andrea Poli

16/05/2013 00:00

Milan ka arritur marrëveshjen për blerjen e Andrea Polit, mesfushorit 23-vjeçar të Sampdorias të cilit i skadon kontrata në vitin 2014.

Për futbollistin italian do të ketë një kontratë 4-vjeçare me kuqezinjtë, të cilët do paguajnë 6 milionë euro për shërbimet e tij.

Bëhet fjalë për një rikthim të Polit në Milano pasi në sezonin 2011-2012 ka qenë futbollist i Interit.

Kjo blerje është në linjë me politikën e re të ndërmarrë nga klubi i Berlusconit, politikë që fokusohet tek lojtarët e rinj në moshë dhe jo të shtrenjtë.

Top Channel