Kualifikueset e ‘Botërorit 2027’/ Kombëtarja e vajzave mëson kundërshtaret e saj						
								
			Lotus ishte një nga makinat që ishte përshtatur më mirë me gomat Pirelli të këtij sezoni dhe tashmë që furnizuesi italian vendosi t’i ndryshonte për të kënaqur kërkesat e Red Bullit, drejtuesit e Lotus nuk janë aspak të kënaqur.
Eric Boullier, drejtuesi i kësaj skuderie, përdori një paralelizëm me futbollin për të shpjeguar këtë ndryshim: “Është njësoj sikur të vendosin të zmadhojnë portat në mes të sezonit.”
“Ky ndryshim do të ndikojë shumë në sezonin aktual dhe jemi të zhgënjyer. Ne dhe Ferrari kemi ndërtuar makinën duke u bazuar në gomat Pirelli, ndryshe nga Red Bulli që e ndërton makinën duke u bazuar në aerodinamikë”, shtoi Boullier.
Kimi Raikkonen është paraqitur shumë mirë deri në këtë fazë të sezonit me gomat e brishta Pirelli, duke u renditur i dyti në klasifikimin e përgjithshëm pas Sebastian Vettel (Red Bull) kur janë zhvilluar 5 gara nga botërori i Formulës 1.
Pirelli vendosi të ndryshojë gomat duke i bërë më rezistente duke filluar që nga gara e Kanadasë, më 9 qershor. Mendohet se ky vendim do të penalizojë Ferrarin dhe Lotusin e do tregojë shpejtësinë e vërtetë të Red Bullit, skuderisë kampione në tre vitet e fundit.
Top Channel