
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka qenë në komunen Gur i Zi në
Shkodër, ku ka deklaruar se shqiptarët në 23 qershor do të vendosin që
Sali Berisha të vazhdojë të qeverisë në mandatin e ardhshëm, për një
Shqipëri të zhvilluar për më shumë punësim dhe integrim.
“Ju jeni ata që vendosni më 23 qershor. Unë jam e sigurt që do të dini të vendosni. Berisha duhet të vazhdojë të qeverisë në mandatin e ardhshëm. Alternativa jonë i qëndron zhvillimit, integrimit, punësimit, kurse alternativa e dytë është kundër integrimit, shqiptarisë, familjes kundër cdo gjëje. Kemi ende sfida të jashtëzakonshme dhe të vështira për të zgjidhur,por ne ia kemi dalë. Ia kemi dale për të ndryshuar pamjen e Shqiperise, ia kemi dale te bejme infratsrukture moderne”, tha ajo. Në këtë komunë Jozefina Topalli iu dha edhe kartat e anëtarësimit të rinjve që janë anëtarët më të rinj të PD-së.
Mediu: Një mandat në Shkodër
Kryetari i Partisë Republikane zhvilloi nje takim me shtabin elektoral te qarkut te Shkodres. Mediu theksoi angazhimin e te gjithe strukturave drejtuese te kesaj partie në terren me qellim marrjen e nje mandati ne Shkoder.
Mediu vleresoi afrimin e shume figurave nga bota akademike dhe intelektualet nga shoqeria civile ne radhet duke ndikuar ne shkallen e rritjen e qytetarise ne gjirin e Partisë Republikane.Mediu theksoi nevojen per komunikim te drejtperdrejte me te gjitha shtresat ne nevoje ne kete fushate elektorale.
Milo: SHBA të mos lejojnë Berishën të abuzojë
Kreu i Partise Demokracia Sociale ka apeluar nga qyteti i Maliqit, që SHBA të mos lejojë Berishën të përdorë si premtime elektorale çështjen e heqjes se vizave. Milo e ka quajtur mashtrim premtimin e nje dite me pare pasi sipas tij marrëdheniet e Qeverise me SHBA jane ne pikëpyetje.
PDS ka hapur fushaten ne Maliq te Korçes, nderkohe qe ka vleresuar bashkepunimin dhe koalicionin e krijuar me PS
Top Channel