
Në Konferencën Kombëtare të Lidershipit të Gjyqësorit, Presidenti i
vendit Bujar Nishani kërkoi reforma më të shpejta në drejtësi, në mënyrë
që jo vetëm publikut t’i kthehet besimi, por edhe që politika të mos e
sulmojë gjatë fushatave elektorale.
Per kete sipas Presidentit dy jane çështjet me kryesore, aksesi dhe transparenca.
“Në vlerësimin tim, kthimi i besimit tek shtetasit që trokasin në dyert e gjykatave, ashtu si përçimi i perceptimit të drejtë tek ata politikanë, të cilët sulmet ndaj gjykatave i kanë bërë pjesë të pandarë të fushatave elektorale, kërkon një reagim më të shpejtë në avancimin e reformave të shumta që janë ndërmarrë në drejtim të lehtësimit të aksesit në drejtësi, rritjes së transparencës, menaxhimit eficent të çështjeve ligjore. Nga lidershipi i gjyqësorit kërkohet që pa ngurrim të përkrahen dhe zbatohet të gjithë ato reforma, të cilat i shërbejnë kryerjes së procedurave të qarta dhe transparente, në cilëndo fazë të procesit dhe çfarëdolloj procesi në gjykatë”, tha Nishani.
Ministri i Drejtesise Eduart Halimi shfrytezoi kete takim per te sulmuar opoziten per bllokimin e ligjit per Gjykaten e Larte.
“Realisht nuk është miratuar akoma sepse ai vazhdon të bllokohet edhe sot në Parlament, duke bllokuar jo vetëm integrimin, por edhe duke i krijuar një dëm të madh sistemit të drejtësisë. Të bllokosh ligjin për Gjykatën e Lartë, që e zhvesh atë nga politika duke vendosur kushte se disa gjyqtarë do i emëroj unë dhe disa të tjerë dikush tjetër është ta shohësh drejtësinë dhe Gjykatën e Lartë si një gjykatë pazaresh. Kjo është një thikë zemër drejtësisë dhe besimit te qytetarët duhet të kenë te drejtësia. Unë besoj se reforma në drejtësi ka nevojë për bashkëpunim”, thotë Halimi.
Në konferencen e organizuar nga USAID per forcimin e sistemit te drejtesise ne Shqiperi, ne bashkepunim me prezencen e OSBE-së u diskutua per rolin e drejtuesve te gjykatave ne permirësimin e menaxhimit te çështjeve dhe funksionimit te gjykatave, ndersa ishin te pranishem drejtues te Gjykatave te Shkalles se Pare, Apelit, Gjykates se Larte dhe Gjykates Kushtetuese.
Top Channel