“Mercedes”, leksione nga Kubica

15/05/2013 00:00

Testet simulatore të “Mercedes”, nën drejtimin e pilotit Robert Kubica,
po ndihmojnë skuderinë në rrugën e saj drejt kthimit si pretendente për
të fituar titullin.

Sipas “Autosport”, Kubica ka kryer disa seanca simuluese në bazën Breklej të “Mercedes”.

Bosi i skuderisë, Toto Wolff ka deklaruar se për momentin nuk ka plane afatgjata për bashkëpunimin Kubica-“Mercedes”, por ka shtuar se seancat e tij janë me leverdi për të dyja palët, duke pasur parasysh eksperiencën e tij.

“Robert është i përqendruar tek garat “rally”, kjo është detyra e tij. Por të gjithë e dinë se ai është i talentuar dhe ka eksperiencë”, ka thënë Wolff.

“Ajo që po mundohemi të bëjmë me të është t’i japim kohë me simulatorin dhe kështu përfitojnë të dyja palët”, ka thënë ai.

Presidenti ka shtuar më tej se ish-piloti i Formula 1 po mësohet sërish me drejtimin e makinës dhe skuderia po përfiton nga ekspertiza e tij, “ndihmon skuadrën dhe veten e tij”.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta