Honda rikthehet në Formulën 1

15/05/2013 00:00

Honda rikthehet në Formulën 1: në vitin 2015 do të jetë furnizuesi kryesor i motorëve për skuderinë McLaren.

Honda la Formulën 1 në vitin 2009 dhe tashmë rikthehet binomi McLaren-Honda që ka pasur periudhën e artë në vitet 1988-1991, me titujt e fituar nga Ayrton Senna dhe Alain Prost.

Sidomos bie në sy viti 1988 kur Prost e Senna dominuan tërësisht sezonin duke fituar 15 nga 16 garat e tij.

Honda ka qenë gjithmonë furnizues motorësh në Formula 1 (1964-1968, 1983-1992) para se të dilte më vete në periudhën 2000-2008, por duke arritur vetëm një fitore.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta