Forumi Rinor Eurosocialist Shqiptar, i njësisë bashkiake numër 5 në kryeqytet, organizoi një aktivitet festiv, me pjesëmarrjen e tre kandidatëve për deputetë, Pandeli Majko, Afrim Qëndro dhe Blerina Gjylameti.
Kandidatët për deputetë kanë falënderuar të rinjtë eurosocialistë për energjinë e pashtershme dhe kontributin e tyre të palodhshëm, në mbështetje të Partisë Socialiste dhe projektit të saj për një Rilindje shqiptare.
Për Partinë Socialiste, FRESSH-i, ashtu si deri më tani, do të jetë një nga shtyllat kryesore të PS-së, në betejën për ndryshimin e vitit 2013.
Duke folur para të rinjve, ish-kryeministri Pandeli Majko tha se kjo festë është vetëm fillimi dhe se pas 23 qershorit fitorja do të flasë për socialistët, jo vetëm në njësinë 5, por në të gjithë Shqipërinë.
Top Channel