F1, Ferrari nuk ka frikë nga ndryshimi i gomave

15/05/2013 15:15

Ferrari ka arritur të kuptojë se si funksionojnë gomat Pirelli dhe në Cmimin e Madh të Spanjës e tregoi më së miri këtë gjë, ndërsa Red Bull, dominuesi i tre sezoneve të fundit, po has shumë vështirësi.

Sebastian Vettel dhe drejtuesit më të lartë të skuderisë austriake janë ankuar jashtë mase pas garës në Barcelonë dhe kjo gjë solli rezultate: Pirelli do të ndryshojë të gjitha gomat e saj duke i bërë më të rezistueshme dhe kjo gjë do të ndodhë që në garën e Kanadasë, më 9 qershor.

Red Bulli arriti kështu atë që dëshironte, por tek Ferrari janë të qetë. Burime të skuderisë italiane thanë për ‘AS’ se kurrë nuk janë ankuar për gomat edhe kur gjërat shkonin keq për ta.

Skuderia e Maranellos ka besim se do të vazhdojë paraqitjet e mira, pavarësisht ndryshimit të gomave dhe janë të bindur se hierarkitë në Formula 1 nuk do të ndryshojnë. Mbetet për tu parë që nga gara e Kanadasë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA