
Me një investim prej 2.6 milionë euro, Drejtoria e Patentave ka bërë të
mundur dixhitalizimin e rreth 635 mijë dosjeve të personave që janë të
pajisur me leje drejtimi.
Kjo ben te mundur qe çdo rinovim i patentes te behet online dhe po në këtë forme do të behet çdo aplikim për personat qe kerkojne te pajisen me leje te re drejtimi. Kjo do te thote se qytetaret nuk do te shpenzojne me disa dite kohe per te levizur nga njera zyre ne tjetren, por mund te kryejne çdo veprim, qe nga zgjedhja e autoshkolles apo instruktorit dhe deri tek pagesa, nepermjet formes elektronike.
Per Kryeministrin Berisha ky eshte nje hap i madh perpara qe vendos administraten ne sherbim eficent dhe transparent te qytetareve.
“Qeverisje e mirë do të thotë shërbime të mira, sepse ne jemi shërbëtorë të tyre dhe shërbimet në këtë formë janë shërbimet më të shkëlqyera. Ky është proces në fillime, por ju garantoj që në krye të katër viteve që vijnë, në mënyrë figurative do të them këtu, administrata e tërë duhet të jetë dixhitale. Do të jetë një administratë, e cila do të funksionojë tërësisht dhe kryekëput me teknologji dixhitale”, tha Berisha.
Sipas Kryeministrit Berisha kjo menyre funsionimi u kursen qytetareve kohe dhe para dhe u jep atyre sherbime me te mira. Vendosjen e procedurave elektronike per marrjen online te patentes Kryeministri Berisha e vleresoi si nje nga qindra faktet qe bejne Partine Demokratike forcen reale te ndryshimit te vendit.
Top Channel