Kryetarja e Kuvendit, njëherësh nënkryetare e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli zhvilloi një bashkëbisedim me të rinj, studentë të Universitet Luigj Gurakuqi në Shkodër.
Duke bërë një krahasim me qeverisjen e socialistëve, zonja Topalli tha se shuma e investuar në Shkodër gjatë këtyre viteve është 520 milionë dollarë.
Zonja Topalli tha se reforma në arsim është prioritet i qeverisjes së demokratëve ndërsa u premtoi studentëve ndërtimin e një kampusi të ri universitar në afërsi të Liqenit të Shkodrës.
Partia Republikane prezanton kandidatët e saj në Qarkun e Tiranës
Fatmir Mediu prezantoi në një takim elektoral kandidatët për deputetë të Partisë Republikane për Tiranën.
Në fjalën e tij, Mediu tha se strukturat e Partisë Republikane janë të angazhuara maksimalisht për një rezultat konkret në zgjedhjet e 23 Qershorit.
Në listën e kandidatëve të republikanëve për Tiranën janë emra nga fushat e biznesit, sportit, shoqërisë civile, shoqatave të pronarëve etj.
Top Channel