Po planifikonte një sulm me eksploziv ndaj një baze të NATO-s, arrestohet 17-vjeçari norvegjez Një diplomat amerikan, i dyshuar si agjent i CIA-s është shoqëruar në
Moskë për pak orë nën akuzën se u përpoq të rekrutonte një oficer të
shërbimit sekret rus.
Agjenti eshte mbajtur gjate nates ne paraburgim perpara se t’i dorezohej autoriteteve amerikane. Raportet ne media tregojne se ai punonte si sekretar ne misionit diplomatik te Shteteve te Bashkuara ne kryeqytetin rus. Ne momentin e ndalimit, me vete iu gjet nje shume e madhe parash, disa pajisje teknike e udhezime me shkrim per agjentin qe po perpiqej te rekrutonte.
Personi eshte identifikuar si Ryan Fogle, sekretar i trete i ambasades amerikane ne Moske. Kjo e fundit nuk ka bere asnje koment mbi ngjarjen. Episodi risjell ne mendje kujtimet e Luftes se Ftohte, pikerisht ne nje kohe kur Rusia dhe Shtetet e Bashkuara deklaruan pas shperthimeve te Bostonit se deshirojne forcimin e bashkepunimit per ceshtjet e sigurise. Ambasadori amerikan ne Rusi, Michael McFaul nuk pranoi t’i pergjigje pyetjeve mbi Fogle-in dhe tani pritet te mesohet cfare te thote ai ne Ministrine e Jashtme ruse, ku eshte thirrur te jape shpjegime mbi incidentin.
Top Channel