Ka shkaktuar indinjatë mbarëbotërore e është dënuar ashpër nga “Human
Rights Watch” një video e hedhur në internet, e cila tregon në dukje një
rebel sirian duke i shkulur zemrën nga kraharori një ushtari të vrarë e
duke e kafshuar.
Organizata, me qender ne Shtetet e Bashkuara e ka identifikuar kryengritesin si Abu Sakkar, nje rebel i njohur nga qyteti i Homsit. Veprimet e tij, sipas Human Rights Watch, përbëjnë krim lufte. Koalicioni kryesor i opozites ne vend deklaroi se Abu do te gjykohet per kete çeshtje.
Autenticiteti i videos nuk eshte arritur te verifikohet ne menyre te pavarur. Ne te burri degjohet te thote:”Betohem në Zot se do t`iu hame zemrat dhe mëlçitë juve ushtarë të qenit Bashar al Assad”, ndersa qendron mbi trupin e pajete e te saktuar te ushtarit. Sipas Human Rights Watch, Abu Sakkar eshte lideri i nje grupi te quajtur brigada e pavarur Omar al Faruk.
“Gjymtimi i trupave te armiqve perben krim lufte. Por edhe me serioze eshte çeshtja sesa shpejt po degjenerohet ne retorike sektare e dhune ne kete vend”, tha Peter Bouckaert nga HRW.
Videoja eshte nje nga me te tmerrshmet e publikuara qe prej fillimit te konfliktit dy vjecar ne Siri. Grupi per te drejtat e njeriut thote se ndeshkimit per krime lufte nuk do t’i shpetoje askush, pavaresisht se ciles pale i perket. Lufta civile ne kete vend do te perbeje boshtin e takimit te presidentit rus Vladimir Putin dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netaniahu.
Moska eshte e shqetesuar nga sulmet ajrore izraelite qe godasin objektive brenda Sirise, ndersa shteti hebre eshte i pakenaqur me ngarkesat e armeve ruse per Damaskun. Vendi i takimit ende nuk eshte njoftuar zyrtarisht, por ka shume gjasa qe bisedimet te zhvillohen ne resorten ruse te Sochit.
Nje dite me pare, gjate nje konference te perbashket per shtyp me kryeministrin britanik David Cameron, presidenti amerikan Barak Obama tha se Shtetet e Bashkuara dhe Britania do të vazhdojnë të ofrojnë mbështetje për opozitën e moderuar siriane dhe se te dy vendet po punojne për të ndihmuar në krijimin e një organi kalimtar për të qeverisur Sirinë në një takim të ardhshëm ndërkombëtar të nivelit të lartë.
Top Channel