Autoritetet financiare në Mynih kanë përfunduar një hetim mbi padronin e Formula 1, Bernie Ecclestone, nën dyshimin se i ka dhënë ryshfet një bankieri gjerman në vitin 2005.
Dyshohet se Ecclestone ka korruptuar bankierin gjerman në një dyqan në pronësi të Gerhard Gribokowsky, një përfaqësues i kompanisë “BayernLB”, me qëllim dhënien e 48 për qind të aksioneve të një prej shoqërive të Formula 1 kompanisë “CVC”.
Bëhet fjalë për një investitor të ri me kapital privat që Ecclestone kërkon ta ketë aksioner në biznesin e tij multimiliarder.
Në bazë të sistemit juridik gjerman, autoritetet e krimit financiar duhet të vendosin nëse do të proçedohet për një akuzë, apo do të hiqet dorë duke e lënë hetimin deri tek faza paraprake.
Top Channel