Po planifikonte një sulm me eksploziv ndaj një baze të NATO-s, arrestohet 17-vjeçari norvegjez
Çmenduria e një emigranti klandestin ganez në Itali u ka marrë jetën 3 personave dhe ka plagosur dy të tjerë.
Gjithcka u regjistrua në orët e mëngjesit të së shtunës në lagjen Niguarda në Milano. Autoritetet italiane thanë se ganezi Mada Kabobo, 31 vjeç, doli me një shkop në rrugë dhe nisi të godiste gjithë personat që i dilnin përpara.
Emigranti i parregullt ganez doli me shkop në dorë në rrugët e lagjes Niguarda në Milano nga ora 05:40 deri në orën 06:35 të ditës së shtunë. Ai nisi të godasë pa asnjë shkak këdo që i dilte para, deri në momentin kur u neutralizua nga policia italiane.
Nga plagët e marra, një 21-vjeçar gjeti vdekjen e menjëhershme, një tjerë ndërroi jetë një ditë më pas, ndërsa paraditen e së martës vdiq edhe një 64-vjeçar që kishte marrë plagë të forta në kokë.
Viktimat janë identifikuar si Alessandro Carole, 40 vjeç, Daniele Carella, 21 vjeç dhe Ermanno Masini, 64-vjeçari që ndërroi jetë paraditen e së martës.
Dy personat e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa i ndaluari po merret në pyetje. Sipas hetuesve italianë, dëshmia e tij e parë ka qenë: “dëgjoj zëra djallëzorë”.
Menjëherë pas ngjarjes së rëndë, forcat e policisë dyfishuan sigurinë në zonën përreth ku ndodhi ngjarja për të parandaluar ndonjë reagim të mundshëm të grupeve ekstremiste ndaj personave me ngjyrë.
Top Channel