Trafiku iranian i armëve në Afrikë

13/05/2013 00:00

Një pjesëtar i Gardës Revolucionare Iraniane u shpall fajtor për trafik armësh dhe u dënua me 5 vite burgim nga një gjykatë në Nigeri.

Azim Aghajani u arrestua teksa po përpiqej të kalonte fshehurazi në një kontenier me materiale ndërtimore, armë të ndryshme. Mes tyre gjendeshin granada, raketa tokë-tokë dhe tokë-ajër, armë luftarake të kalibrit të ndryshëm dhe mijëra fishekë.

I gjithë armatimi, sipas autoriteteve nigeriane ishte prodhim iranian. Vec të pjestarit të Gardës Revolucionare Iraniane, me burgim u dënua edhe një shtetas nigerian, bashkëpunëtor i tij.

Armët kishin për destinancion Gambian dhe do të përdornin si vend tranzit Lagosin. Irani disa herë është akuzuar nga vendet perëndimore për shkelje të ligjeve ndërkombëtare dhe trafik armësh në Nigeri dhe Lindjen e Mesme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB