Të paktën 19 persona mbetën të plagosur gjatë një shkëmbimi zjarri të ndodhur gjatë një parade për Ditën e Nënës, në qytetin e Nju Orlinsit, në SHBA.
Midis të lënduarve ishin edhe dy fëmijë 10-vjeçarë. Sipas mediave amerikane, asnjëri prej të plagosurve nuk është në gjendje kritike për jetën.
Është ende e paqartë se çfarë motivoi ngjarjen e ndodhur në mbrëmjen e së dielës (e hënë në mëngjes me orën shqiptare).
Disa kamera të sigurisë së vendosur në rrugë treguan tre persona duke u larguar me shpejtësi nga vendngjarja, por ende nuk ka një identikit për autorët.
Sipas disa dyshimeve, pjesëmarrësit e paradës rastisën të ishin në mes të një shkëmbimi zjarri mes bandash, ndërsa FBI ka përjashtuar për momentin mundësinë e një akti terrorist.
Nga ana e tij, kryebashkiaku i Nju Orlinsit, Mitch Landrieu, i bëri thirrje të gjithë atyre që kanë informacion mbi autorët e kësaj ngjarje që të bashkëpunojnë me policinë.
Top Channel