Ribery: Nuk do t’i flas kurrë më Boateng

13/05/2013 00:00

Franck Ribery këmbëngul se nuk do t’i flasë kurrë më shokut të tij të skuadrës tek Bajerni i Mynihut, Jerome Boateng, dhe gjithcka pasi ky i fundit i bëri dush me birrë gjatë festimeve të kurorëzimit kampion të Bundesligës.

Futbollisti francez është konvertuar në musliman dhe besimi i tij i ndalon konsumin e alkoolit.

Gjatë nisjes së festimeve, Ribery paralajmëroi shokët e tij të skuadrës të qendronin me gotat e birrës larg tij. Por ata këmbëngulën, deri në momentin kur Boateng i derdhi në kokë një sasi të madhe birre.

“Nuk do të flas kurrë me Boateng. Ai e di që unë jam një musliman”, deklaroi Ribery për mediat gjermane.

Bajerni u kurorëzua kampion i Gjermanisë me 22 pikë avantazh ndaj Borusias së Dortmundit, me të cilën do të ndeshen në finalen e Ligës së Kampioneve më 25 maj.

Top Channel