PSG, kampion i Francës

13/05/2013 00:00

Një fitore e ngushtë, por e mjaftueshme për të fituar titullin kampion në Francë. Një titull që Paris Saint Germain-it i mungonte prej 19 vitesh dhe që vjen duke fituar transfertën e vështirë të Lionit me një gol të Menez në fillim të pjesës së dytë.

Pas ndeshjes shpërthen gëzimi mes tifozëve parizienë dhe mes lojtarëve në dhomat e zhveshjes, por pati edhe një diskutim të ashpër mes Zlatan Ibrahimovic dhe Leonardos që fatmirësisht zgjati shumë pak.

Sulmuesi suedez u nervozua nga një kontroll antidoping menjëherë pas ndeshjes. Ibra u shfry tek drejtori sportiv duke i ulëritur para kamerave: “Ndenja 20 minuta vetëm, nuk mund të dilja. Gjithmonë kështu i bën punët ti!”

Gjthsesi, atmosfera ishte tepër festive që të prishej nga një diskutim i çastit dhe futbollistët e PSG festuan titullin e fituar dy javë para përfundimit të kampionatit.

Top Channel