Po planifikonte një sulm me eksploziv ndaj një baze të NATO-s, arrestohet 17-vjeçari norvegjez Organizata Botërore e Shëndetësisë tërheq vëmendjen tek koronavirusi
përgjegjës për atë që po cilësohet si “sarsi i ri”, e që me sa duket,
mund të kalohet nga njeriu tek njeriu.
Deklarata e saj vjen pak pas pohimeve te ministrise franceze te Shendetesise se nje person i dyte eshte infektuar nga ky virus, sipas te gjithe gjasave, nga kontakti me dike te prekur prej tij. Dihet tashme se NCoV shkakton pneumoni e ndonjehere, edhe bllokim te veshkave. Dy njerez te tjere nderuan jete se fundi prej tij ne Arabine Saudite; raste te ngjashme jane raportuar edhe ne Jordani ndersa virusi ka mberritur edhe ne Gjermani, France dhe ne Britanine e Madhe.
“Me shqetesues nga te gjithe eshte fakti qe te dhena te ndryshme nga disa vende mbeshtesin hipotezen se kur ka kontakt te ngushte, ky mund te kalohet nga njeriu tek njeriu. Ne kete pike duhet te merren masa urgjente dhe me kryesorja, vendet ne rajonin e prekur duhet te rrisin nivelin e informimit mbi virusin dhe rrezikshmerine e tij”, thotë Keiji Fukuda nga OBSH.
Qe prej 2012-tes, 33 raste e te pakten 18 vdekje jane konfirmuar ne pjese te ndryshme te Europes dhe ne Lindjen e Mesme. Rasti i dyte ne France eshte ai i nje burri 50-vjeçar qe kishte ndare dhomen e spitali ne Valenciennes, ne veri te vendit, me nje 65-vjeçar te prekur nga virusi pas nje udhetimi ne Dubai.
Ne muajin shkurt, nje pacient nderroi jete ne nje spital te Birmingamit ne Angli pas infektimit te tre pjesetareve te se njejtes familje. Mendohet se pacienti ne fjale ishte infektuar gjate nje rrugetimi ne Lindjen e Mesme dhe ne Pakistan.
Top Channel