Ky është momenti kur lojtarët mësuan se trajneri i tyre, ish-futbollisti i Tiranës nuk ja doli dhe humbi jetën
Neymar është sportisti më vlerën komerciale më të madhe në botë, duke lënë pas golfistin Rory McIlroy dhe futbollsitin Lionel Messi.
Ky ishte përfundimi i një anketimi të realizuar nga revista braziliane “Sports Pro”, në bashkëpunim me “Eurosport”-in.
Në analizën e studimit, llogaritet potenciali i vlerës së marketingut në tre vitet e ardhshme për secilin sportist, në bazë të disa përllogaritjeve të ndërlikuara që masin popullaritetin në të gjithë zonat e planetit.
Sipas përfundimit të revistës, kalimi i afërt i brazilianit në Europë do të kontribuojë për të rritur në mënyrë drastike vlerën e 20-vjeçarit në treg.
Dhjetë sportistët me më shumë vlerë komerciale në treg, sipas studimit.
1. Neymar – Futbollist
2. Rory McIlroy – Golf
3. Lionel Messi – Futbollist
4. Usain Bolt – Atletikë
5. Cristiano Ronaldo – Futbollist
6. Blake Griffin – Atletikë
7. Novak Djokovic – Tenis
8. Sebastian Vettel – Formula 1
9. Tim Tebow – Futboll amerikan
10. Yani Tseng – Golf
Top Channel