Presidenti iranian publikon letrën e hapur për amerikanët: Ne nuk e nisëm këtë luftë, SHBA nuk ka prova për kërcënim nga Irani
Autoritetet kineze nisën hetimet mbi njërin prej zyrtarëve më të lartë ekonomikë të vendit, pas akuzave për korrupsion.
Liu Tienan, nënkryetari i Komisionit kombëtar të zhvillimit të reformës, dyshohet për shkelje serioze disiplinore.
Akuzat kundër tij u shfaqën për herë të parë në muajin dhjetor, kur një gazetar me emër tha se Tienan ishte përfshirë në marrëveshje të dyshimta financiare, kishte manipuluar të dhënat e tij akademike dhe kishte kërcënuar se do të vriste ish-të dashurën.
Pretendime të tilla konsiderohen tepër të guximshme në një vend si Kina, ku media është e çensuruar rëndë.
Nuk dihet sesa do të zgjasë hetimi mbi zyrtarin e lartë, por episodi në vetvete shihet si tregues i qartë i fuqisë se internetit, falë të cilit arriti gazetari në fjalë të përhapte akuzat e tij.
Top Channel