F1, Red Bull kritikon sërish gomat

13/05/2013 00:00

Dietrich Mateschitz, pronari i skuderisë Red Bull, ka shprehur pakënaqësinë e tij të madhe me gomat Pirelli pas Cmimit të Madh të Spanjës, ku Sebastian Vettel dhe Mark Webber përfunduan në vendin e katërt dhe të pestë.

“Këtu nuk po flasim më për gara, por është një kompeticion ku ka rëndësi vetëm ruajtja e gomave nga konsumi”, deklaroi Mateschitz për ‘Autosport’.

“Në provat zyrtare pilotët mundohen të ruajnë gomat për garën dhe në garë nevojiten 10 ndërrime gomash nëse do të marrësh maksimumin nga makina”, shtoi pronari i skuderisë kampione në tre vitet e fundit.

Mateschitz theksoi se qëllimi ishte të shtohej spektakli në gara me gomat e reja, por tashmë situata ka dalë nga duart.

Top Channel