Ky është momenti kur lojtarët mësuan se trajneri i tyre, ish-futbollisti i Tiranës nuk ja doli dhe humbi jetën						
								
			Dihej që Mercedes ka shumë probleme me konsumin e tepërt të gomave Pirelli, por askush nuk e priste që për këtë problem Lewis Hamilton të bënte një garë aq të dobët pas vendit të dytë në nisje të fituar në provat zyrtare.
“Ishte një eksperiencë e keqe, shpresoj që mos të më ndodhë sërish sepse të tjerët dukej qartë që po bënin më mirë. Kishim bërë disa përmirësime, por nuk funksionuan për të kontrolluar degradimin e gomave. Jam i trishtuar”, deklaroi britaniku, i cili përfundoi garën i dymbëdhjeti, një xhiro pas Alonsos.
Hamilton tashmë gjendet i katërti në klasifikimin e përgjithshëm, 39 pikë pas Vettel dhe 22 pas Alonso, por nuk i ka humbur shpresat.
“Të gjithë po mundohemi të ndryshojmë këtë gjendje dhe duhet të mendojmë pozitivisht. Jam i sigurtë që do e rregullojmë këtë problem”, tha ish-piloti i McLaren.
Top Channel