F1, Alonso: Mund të luftoj për titullin

13/05/2013 00:00

Pas fitores në Cmimin e Madh të Spanjës, Fernando Alonso u shpreh i bindur se me një Ferrari të tillë mund të luftojë për titullin kampion.

Spanjolli shpjegoi kështu garën: “Rrezikuam në nisje sepse donim të parakalonim disa makina dhe na eci. E dinim që disa nga rivalët tanë do të hynin vetëm tre herë në bokse, por ritmi që kishim na lejonte të bënim katër ndalesa. U mundova të bëja xhiro të shpejta gjatë gjithë kohës.”

Alonso theksoi se makina Ferrari më në fund po arrin aty ku duhet: “E dimë që kemi një makinë të mirë dhe mund të luftojmë për titullin kampion deri në fund. Duhet të japim maksimumin.”

“Celësi i suksesit është të mos bëjmë gabime si në Bahrein dhe Malajzi dhe të përmirësohemi në provat zyrtare”, shtoi Fernando Alonso.

Top Channel