Barcelona zyrtarizon titullin

13/05/2013 00:00

Ishin kampionë të Spanjës për të 22-n herë në histori pa filluar ende ndeshja.

Megjithatë, Barcelona e vlerëson akoma më shumë titullin duke përmbysur dhe fituar 1-2 ndeshjen përballë Atletikos.

Në Madrid kalojnë vendasit të parët në avantazh me të përhershmin Falkao në minutën e 52-të, ndërkohë që është Alexis Sancez ai që barazon përkohësisht rezultatin 1-1, për t’i lënë radhën autogolit të Gabit për të vendosur fitoren e radhës së katalanasve, të cilët kanë mbyllur gjithçka në kampionat, duke u ngushëlluar në një farë mënyre për atë eliminim nga Champions League.

Top Channel