Zëvendës/kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të dielën në mengjes ka mbërritur në territorin e Kosovës.
Ai po qëndron në një vizitë, në veri të Mitrovicës, për të biseduar me serbët e veriut dhe përfaqësuesit e tyre politik, rreth marrëveshjes së Brukselit.
Vuçiç, rreth orës 10, ka kaluar kufirin në Jarinjë, e më pas ka shkuar në Leposaviç, në Kishën e Shën “Vasilije Ostroshki”, ku është pritur me duartrokitje, raporton agjencia Tanjug.
Ndërkohë, në territorin e kësaj komune janë ngjitur postera me fotografinë e Vuçiç, në të cilat shkruhet “Mirë se vjen në Kosovën serbe”.
Në Leposaviç, Vuçiç është planifikuar të takojë Peshkopin Teodosije dhe më pas kryetarët e katër komunave veriore.
Ndërkaq, në orët e pasditës, ai do të bisedojë me përfaqësuesit e kuvendeve komunale.
Top Channel