Ministri i Edukimit në Britaninë e Madhe, Michael Gove, deklaroi se do të votojë kundër qëndrimit të vendit të tij në Bashkimin Europian, nëse një referendum do të mbahej sot.
”Jeta jashtë BE-së do të ishte tërësisht e pranueshme dhe është e qartë që ne mund të bëjmë edhe pa të”, deklaroi Gove në një intervistë për “BBC”.
Sipas ministrit, ajo që duhet të bëjë Londra është rinegocimi i marrëdhënies së saj me Brukselin, duke udhëhequr, sipas anëtarit të kabinetit, atë ndryshim për të cilin BE ka nevojë.
Kryeministri David Cameron, mandati i të cilit përfundon në 2015-n, ka premtuar mbajtjen e një referendumi për qëndrimin ose daljen nga Bashkimi Europian, nëse do të rizgjidhet për një mandat të dytë.
Kriza e Eurozonës ka ndikuar në rritjen e ndienjave të forta eurospektike në Britani dhe në bazë të sondazheve, rreth 60-65% e qytetarëve do të përkrahin në këtë moment daljen e vendit nga unioni.
Top Channel