Juventusi feston titullin e 29-të

12/05/2013 00:00

Vucinic shpëtoi nga humbja Juventusin ditën që “Zonja e Vjetër” do të merrte dhe trofeun e kampionit të Italisë.

Bardhezinjtë barazuan 1-1 me Caglarin, një rezultat që i jep fund shpresave të tyre për të thyer rekordin e pikëve të Fabio Kapellos.

Ky është titulli i 29 në historinë e këtij klubi, ndërkohë që për tifozët juventinë dhe për disa nga lojtarët, numri i kampionateve të fituar është 31, duke përfshirë këtu edhe 2 kampionate që sipas tyre i janë dhënë Interit në mënyrë të padrejtë në kohën e Calciopolit.

Top Channel