800 shenjtërime nga Papa Françesku

12/05/2013 15:00

Papa Françesku shpalli shenjtërimet e para të drejtimit të tij, gjatë
një ceremonie në Vatikan, në të cilën u nderua 800 viktimat e një
barbarie të kryer nga ushtarët e Perandorisë Osmane në vitin 1480.

Me vdekjen e Skëndërbeut në vitin 1468, turqit arritën të vendosnin nën kontroll të gjithë Shqipërinë qëndrore dhe jugore, duke nisur një mësymje pak te njohur ne histori ndaj Italisë.

Nën drejtimin e Mehmet Pushtuesit, në vitin 1480, osmanët zbarkuan në Otranto dhe disa zona përreth, të cilat u pushtuan dhe u mbajtën nga turqit për disa vite me radhë, deri në zhvendosjen e vëmendjes drejt Hungarisë e Austrisë në veri, prej pasardhësit të Mehmetit II, cka solli rikthimin nen sovranitetin e Mbreterise se Napolit te atyre territoreve.

800 “shenjtorët” u ekzekutuan të gjithë me prerje koke nga turqit, sepse pasi rezistuan me muaj në rrethimin e Otrantos, në dorëzimin e tyre refuzuan që të konvertoheshin në islam.

Emrat e këtyre dëshmorëve janë të panjohur, me përjashtim të një drejtuesi ushtarak, i quajtur Antonio Primaldo.

Vetëm në muajin e dytë të drejtimit të tij, Papa Françesku ka shenjtëruar më shumë shenjtorë se çdo Papë tjetër në histori.

Midis listës së shenjtorëve ishin edhe dy murgesha amerikano-jugore. Shenjtorja e parë kolumbiane, Laura Montoya dhe meksikania Maria Guadalupe Gacia Zavala jetuan të dyja në shekullin XX dhe i dedikuan të gjithë jetën e tyre të varfërve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA