SHBA, evakuohet Shtëpia e Bardhë

11/05/2013 15:40

Krahu perëndimor i Shtëpisë së Bardhë, që përfshin mes të tjerash dhe Dhomën Ovale, është evakuar përkohësisht nga rojet e sigurisë.

Sipas raportimeve online të CNN, mendohet që evakuimi të jetë bërë për shkak të djegies së një qarku elektronik.

Megjithatë, saktëson CNN, nuk ka pasur asnjë rrezik për presidentin e Shteteve të Bashkuara, Barack Obama dhe punonjësit e tjerë.

Nga informacionet e para dyshohet që tymi të ketë dalë nga një panel elektrik, në pjesën perëndimore të selisë presidenciale më të fuqishme në botë.

Agjentët e shërbimeve sekrete që kujdesen për sigurinë e presidentit kanë nisur një hetim për të gjetur me saktësi origjinën e tymit.

Në vendin e ngjarjes mbërritën disa makina zjarrfikëse, por që u larguan pasi nuk ka qenë e nevojshme asistenca e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA