Policia serbe ka arrestuar në Kraljev, lokalitet në qendër të vendit, 16 persona të akuzuar për krime të karakterit korruptiv, mes të cilëve ish-kryetarin e bashkisë, Ljubisha Simoviç.

Sipas raportimeve të mediave serbe, akuza lidhet me disa abuzime dhe parregullësi në ndërtimin e shtëpive prej parafabrikati pas tërmetit që goditi qytetin në vitin 2010.

Shefi i policisë lokale, Milorad Veljoviç ka deklaruar se të hetuarit kanë përvetësuar para publike të destinuara për ndërtimin e shtëpive. Dëmi ndaj buxhetit të shtetit ka qenë mbi 1 milion euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA