Merkel në Afganistan, pakënaqësi në Kabul

11/05/2013 00:00

“Ne nuk e lemë Afganistanin në baltë”. Ky ishte mesazhi qe kancelarja
gjermane percolli mes rreshtash gjate vizites se saj ne vendin e
trazuar. Vizita e Merkelit ishte e fokusuar tek kujdesi per trupat
ushtarake dhe pershkrimi i se ardhmes. Por udhetimi i paparalajmëruar i
kryetares së Qeverisë gjermane ngjalli pakenaqesi ne Kabul.

Nga qarqet qeveritare gjermane bëhet e ditur, se per arsye sigurie, Qeveria afgane u informua per mberritjen e saj vetem pak pas uljes së avionit të kancelares. Nje keshilltar i presidentit afgan Hamid Karzai, i cili nuk deshi te citohej me emer,  tha se vizitat e paparalajmëruara nuk i përgjigjen “normës diplomatike”.

Eshtë “mungesë e thelle respekti“, kur një përfaqësues ekzekutivi nga jashtë viziton nje vend, pa e njoftuar qeverinë e atjeshme, u shpreh ai. Merkel të premten nuk shkoi në Kabul. Gjate ketij udhetimi te saj, kancelarja nuk pati asnje takim me Karzain.

Gjate vizites blic, Merkel premtoi ndihme per Afganistanin edhe pasi NATO-ja t’i jape fund misionit te saj ne kete vend ne 2014-ten. Por ndihma do te vije me kushte. ‘Ne presim progres, zgjedhje te ndershme, nje proces politik sepse fitorja ndaj kryengritësve nuk mund të arrihet vetëm me forcë ushtarake’, tha ajo.

Te shtunen e kaluar ne provincen Baglan prane Kunduzit u shenua vdekja e te parit ushtar te Bundesverit prej gati dy vjetesh ne Afganistan. Udhëtimi i Merkelit ishte planifikuar përpara kesaj ngjarjeje. 53 ushtare gjermane kane humbur jeten qe nga fillimi i misionit ne Afganistan, shumica gjate sulmeve dhe atentateve te kryengritesve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA