Ish-diktatori i Guatemalës, Efrain Rios Montt, u shpall fajtor për genocid ndaj më shumë se 1700 indigjenëve “Ixil Mayans”, gjatë regjimit të tij 2-vjeçar, në 1982-83.
Një panel prej 3 gjykatëisht dhanë verdiktin të premten, një ditë pas përfundimit të gjyqit. Gjykata i dha 86-vjeçarit Rios Montt, dënimin prej 80 vitesh burgim.
Gjyqi shënoi të parën herë që një kryetar shteti akuzohet për genocid nga vet sistemi i drejtësisë së vendit.
Yassmin Barrios, presidenti i tribunalit, lexoi përmbledhjen e gjatë të asaj se si arritën gjykatësit në këtë vendim, përpara se ta shpallnin atë.
Dhjetra dëshmitarë “Ixil” sollën prova se ushtria vrau, torturoi dhe përdhunoi popullsinë indigjene. Si një president de-facto, Rios Montt e dinte se po kryheshin mizori, por nuk bëri asgjë për ta ndalur atë, tha Barrios.
I pandehuri tjetër, veç Rios Montt, ish-shefi i inteligjencës Mauricio Rodriguez Sanchez, u shfajësua.
Top Channel