Galatasaray po planifikon të përfitojë nga gjendja e vështirë e John Terry-t te Chelsea, për ta bindur me një kontratë 3-vjeçare prej 200 mijë paundësh në javë.
Klubi i shpenzimeve të mëdha turk, i cili bleu Didier Drogba dhe Wesley Sneijder në janar, beson se mund të bindin kapitenin e Chelsea-t, 32 vjeç, për t’i dhënë fund dashurisë së tij në “Stamford Bridge”, pas 14 vitesh tepër të suksesshme.
Edhe pse karta e tyre e përparësisë është pikërisht paga prej gati 30 milionë paund që do t’i ofrojnë, ata shpresojnë që pozita e vështirë gjithnjë e më shumë, në lidhje me një vend titullari te Chelsea, të arrijë ta kalojë avantazhin në favor të Galatasaray-t.
Terry nuk është konsideruar më si një lojtar titullar nga trajneri i përkohshëm, Rafael Benitez, ndaj dhe e ardhmja e mbrojtësit do të diktohet në verë nga trajneri i ri, që do të vijë. Ish-kapiteni i Anglisë, ka ende më shumë se 1 vit kontratë të mbetur me Chelsea-n, me një pagë prej 150 mijë paundësh në javë.
Gslatasaray ka bërë shpenzime të mëdha për të tërhequr emra të mëdhenj të futbollit europian, pasi synojnë të lënë një impakt pozitiv në Champions League. Turqit, që u mposhtën nga Real Madrid në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, besojnë se Chelsea do të mund ta shesë mbrojtësin për rreth 8 milionë paund.
Terry është në dijeni të interesimit të Galatasaray-t, por dëshiron të zbulojë fillimisht nëse ka të ardhme si një lojtar titullar te Chelsea, përpara se të vendosë nëse ka ardhur apo jo koha për t’u larguar.
Top Channel